Tratativat me Majkëll Ngo, zhvillimet e fundit

Majkëll Ngo esht lojtar i lirë dhe mund të nënshkruajë kudo, por sulmuesi ka kaluar mirë në Tiranë dhe nuk e ka fshehur dëshirën për të vazhduar bashkëpunimin me 24 herë kampionët e vendit. Gjithsesi janë disa kushte që presidenti Refik Halili duhet t’i plotësojë.

Sezonin e shkuar Ngo përfitonte 6 mijë euro në muaj dhe sipas asaj që raporton Supersport sulmuesi ka kërkuar rritje page. “Mundje krahu” mes palëve, por Tirana nuk është gati të bëjë çmenduri. Sigurisht kontrata për Ngo do të jetë më e mirë.

Anglezi tanimë duhet të vendosë dhe Tirana pret një përgjigje të shpejtë. Së shpejti bardheblutë do të nisin përgatitjet dhe trajneri Ardian Mema do të preferonte ta kishte sa më të plotë grupin. Në klub gjithashtu duan një përgjigje, në mënyrë që të dinë si të operojnë në merkato.

Me Ngo në ekip do tentohej edhe një sulmues tjetër, kurse pa të do të duhet që nën urdhrat e trajnerit Mema të viheshin edhe dy lojtarë të tjerë për ofensivën. Orë vendimtare për të ardhmen e Ngo te Tirana.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *