Transferimi i Ardit Hoxhajt, “blof” i Luftëtarit?

Luftëtari duket se nuk mund të aktivizojë një nga afrimet e janarit. Sulmuesi Ardit Hoxhaj, vlonjati që ishte pjesë e Skënderbeut, ka kaluar te gjirokastritët për të pasur më shumë hapësira. Gjithsesi gjasat janë që të mos aktivizohet dot deri në përfundim të këtij sezoni.

Sipas asaj që raporton RTSH Sport, Hoxhaj nuk është federuar. Më parë, burime zyrtare pranë FSHF-së patën bërë me dije për SportEkspres.com se sulmuesi anësor nuk mund të regjistrohej. Merkato është mbyllur me 31 janar dhe vlonjati u aktivizua në dy ndeshjet e para të këtij viti me korçarët.

“Po, jam larguar nga Skënderbeu. Ka qenë dëshira ime dhe ishte arritur një marrëveshje midis presidentëve që ditë më parë. Do të jem pjesë e Luftëtarit”, shprehej një javë më parë Hoxhaj për Sport Ekspres.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *