Toni Kros shënon në shtesë, Gjermania nuk vdes kurrë

Dramë e vërtetë, një betejë pa fund, me Gjermaninë që kalon nga ferri në parajsë në sekondat e fundit të ndeshjes kundër Suedisë.

Një gol i shënuar në minutën e 96-të nga Toni Kros, kur Gjermania po luante me 10 lojtarë, kur i kishin shteruar energjitë mendore e fizike, kanë ndryshuar historinë e grupit dhe kampionëve të botës.

Suedia goditi në pjesën e parë, kur luajti shkëlqyeshëm, por në pjesën e dytë Gjermania dominoi totalisht dhe pas barazimit me Rojs ishte një sulm total te porta suedeze.

Një karton i kuq marrë nga Boateng në minutën e 82-të tronditi jo pak gjermanët, që gjithsesi në minutat e fundit u hodhën tërësisht në sulm dhe Suedia nuk pati asnjë ide si të përfitonte nga epërsia numerike.

5 minuta shtesë, një goditje dënimi dhe Toni Kros tregoi pse është kampion Europe dhe lider te Reali i Madridit dhe Gjermania: super gol, historik, sepse ndoshta evitoi eliminimin më të hidhur në histori!

GJERMANI – SUEDI   2-1

Shënues: Rojs 48′, Kros 90’+6 / Toivonen 32′

90’+6 GOL GJERMANIA! Direkt nga goditja e dënimit, i mrekullueshëm Toni Kros! Shpëton Gjermania!!!

90’+2 BRANDT SHTYLLË NGA DISTANCA! Super gjuajtje, e pafat Gjermania!

88′ Rojs kros, Mario Gomez me kokë, Olsen devijon mbi traversë. I pafat sulmuesi gjerman!

82′ KARTON I KUQ BOATENG! Faull për të ndalur një sulm suedez, VAR përdoret me shpejtësi dhe qendërmbrojtësi del me karton të kuq!

81′ Myler kroson nga e djathta e sulmit, Verner godet fort, por pak mbi traversë!

66′ Kimish hedh një kros në zonë, Gomez e prek, Olsen largon.

65′ Suedia nuk del dot më nga mesfusha e vet, Gjermania tenton të gjejë hapësirën e duhur për të shënuar!

59′ Vijon presioni gjerman, pak nga pak skemat nuk kanë më vlerë dhe janë të gjithë në sulm, o fitore o asgjë! Suedia po vuan!

51′ : Kros hedh një top në zonë, Myler me kokë dhe paksa jashtë.

48′ GOL GJERMANIA! Verner hedh një top në zonë, Rojs është shumë i shpejtë dhe shënon. Gjermania kthehet fuqishëm në fushë, vendimtar që në fillim Mario Gomez, i sapofutur.

1938 – Gjermania nuk është eliminuar kurrë që në turin e parë nga skuadra e Botës, në 80 vitet e fundit.

PUSHIMI I NDESHJES – Gjermania në ankth, eliminimi është një hap larg. Suedia vuajti vetëm në fillim, kur goli gjerman u duk në ajër, por pak nga pak nordikët morën zemër dhe meritonin një penallti, para golit të Toivonen. Edhe në fund Nojer heroik, do ishte katastrofë.

45’+2 NOJER HERO! Berg me kokë në zonë, goditje perfekte, por portieri gjerman eviton golin!

40′ PA FAT GJERMANIA! Gjermania tenton dy herë rresht godet dy herë, fillimisht me Gyndogan dhe shmang golin portieri suedez Olsen, herën e dytë tenton Myler dhe Olsen është me shumë fat, duke devijuar në goditje nga këndi!

30′ Bie ritmi. Del Sebastian Rusi, njeriu më i diskutuar i ditës, pasi askush nuk e priste titullar. Mesfushori është dëmtuar keq në hundë dhe zëvendësohet nga Gyndogan.

25‘ ZOTËRIMI I TOPIT: 81%-19% për Gjermaninë!

PSE DUHET VAR? Kjo është pyetja që lind spontane sepse Suedia meritonte penallti.

12′ SUEDIA HUMBET RAST TË ARTË! Berg merr top në mesfushë, niset i vetëm drejt portës dhe në momentin e fundit shqetësohet nga një mbrojtës, ndaj gjuan keq dhe pret bukur Nojer. Kërkon penallti Berg, më kot! Ishte faull nga Rydiger!

9′ Vijon furia gjermane, Lindelof largon një kros nga Rojs.

8′ Rojs jep një pasim në zonë, askush nuk e devijon. Merr frymë Suedia.

5‘ Gjermania dominon totalisht, Suedia e mbledhur pas!

3′ Gjermania e nis fuqishëm, Kimish pason te Draksler, i cili tenton, por gjuajtja ndalet nga mbrojtja suedeze. Verner mundohet të gjuajë, më pas provon Hektor, sërish bllokohet. Rast i pabesueshëm!

Germany make a fast start, probing down the right. Kimmich gets in and the ball finds its way to Draxler, who’s denied from close range! Werner also can’t turn it in and Sweden somehow scramble the ball clear. Moments later Hector sees a shot blocked from the edge of the area. Germany really should be ahead.

 

1’NIS NDESHJA

Pas 26 ndeshjesh, për herë të parë në një turne madhor Mesut Ozil e nis nga stoli.

Mesfushori i kombëtares gjermane është cilësuar një nga fajtorët për humbjen ndaj Meksikës dhe është ndëshkuar me ulje në stol. Jashtë edhe Sami Kedira, gjithashtu zhgënjyes në ndeshjen e parë.

Debat i madh në Gjermani, përfshirja e Sebastian Rudit në formacion ka habitur të gjithë. Pritej të luante nga fillimi Leon Gorecka. Nëse nuk fiton sot, Joakim Lëv pushohet nga puna, është thashethemi i fundit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *