Tension në tribunë, përplasje mes Gjicit e një tifozi të Laçit

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici ka pasur ditën e djeshme një përplasje me një tifoz në tribunën kryesore. Për pak çaste ka pasur tension, pasi janë përfshirë shumë të pranishëm, edhe nga shoqëruesit e presidentit të Kukësit, por më pas gjithçka është qetësuar.

– Në pjesën e dytë tekniku Peter Pakult, sapo ishte mbushur gjysmë ore lojë është kthyer nga ndihmësit e tij dhe ka kërkuar menjëherë që të vijë në pankinë drejtori sportiv Nderim Nexhipi. Drejtori i Kukësit ka lënë tribunën VIP ku ndodhej me presidentin Gjici dhe ka shkuar te trajneri, i cili me të në krah e ka më të lehtë të komunikojë me lojtarët.

– Numri 1 i klubit të Kukësit dje ka festuar ditëlindjen e tij, por skuadra nuk arriti që të merrte dot fitoren si dhuratë.

– Pas një faulli të Shkodrës, Pakult nuk e ka mbajtur dot veten dhe ka protestuar ashpër te gjyqtarët, me këta të fundit që e kanë këshilluar austriakun.

– Ofendime nga tifozeria për gjatë ndeshjes, aq sa në një moment kryesori Meta i ka kërkuar kapitenit Selmani që të qetësojë tifozët për të vazhduar ndeshjen. Pavarësisht kësaj nuk pati asnjë incident gjatë para apo pas ndeshjes dhe në fund lojtarët kanë dalë duke u takuar përzemërsisht.

– Çdo trajner ka “fiksimet” e tij dhe Pakult do që gjithnjë para ndeshjes të rrijë vetëm. Ashtu si dhe në ndeshjet e tjera, 58-vjeçari ka zënë këndin e tij në stadiumin e Laçit dhe ka reflektuar për disa minuta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *