Telenovela Obamejang, në Kinë përgënjeshtrojnë transferimin

Nuk kanë fund thashethemet mbi të ardhmen e sulmuesit Pier-Emerik Obamejang. Ditët e fundit u bë fakt i kryer nga mediat gjermane transferimi i sulmuesit të Dortmundit te Guangzhu Evergrande në Kinë, për 72 milionë euro. Megjithatë, kinezët mohojnë gjithçka.

Dortmundi ka përgënjeshtruar lajmin me një komunikatë zyrtare në faqen e klubit, ndërsa legjenda e futbollit gjerman, Lotar Mateus, zbulon se ka biseduar me trajnerin e Guangzhusë Fabio Kanavaro, i cili e ka siguruar se e do Obamejangun në skuadër, por jo për shifrën e publikuar.

Gjithsesi, e ardhmja e Obamejangut mbetet e paqartë, pasi afrikani është gjithnjë lajm kryesor në Gjermani, për mirë e sidomos për keq, duke i shkaktuar jo pak telashe Dortmundit dhe duke shqetësuar skuadrën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *