Takaj: Kështu ndërtohet një klub i madh, nesër skuadra merr shpërblimin

0

Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, ka folur në Supersport pas fitores së bukur ndaj Dinamos së Kievit, duke shprehur kënaqësinë e tij për fitoren, mbi të gjitha sepse Skënderbeu vazhdon të përballet si i barabartë me të gjithë dhe është kthyer në një klub elite.

Kishit besim te fitorja para ndeshjes, ashtu doli.

Besimi nuk është se vjen rastësisht, kemi punuar shumë për të arritur këtu. Rritja ka qenë graduale, kemi shkuar shumë larg dhe nuk kemi asnjë pishman për eliminimin.

Pishman për Jang Bojs në Elbasan?

Po, po të fitonim atë ndeshje do të ndryshonin shumë gjëra, sepse ishim shumë panë suksesit. Gjithsesi, grumbulluam 5 pikë, kemi luajtur shumë mirë, kemi duke u rritur nga viti në vit. Këto janë arritjet e Skënderbeut, klubi rritet, të ardhurat rriten, mentaliteti ndryshon, renditja dhe koeficienti në re nditjen e UEFA-s ndryshon.

Cili spikati sot?

Grupi, nuk veçoj askënd. Jam i kënaqur shumë për fitoren, nuk kam askënd të preferuar.

Daja, strategu i duhur?

Nuk diskutohet, ai është njeriu i duhur në bazë të rezultateve, jo të opinionit tim. Ai ka meritë të madhe, kemi ecur shkëlqyeshëm, ndaj nuk ka nevojë për komente. Kemi pikë, jemi të tretët në grup, por mbi të gjitha loja është e shkëlqyer. Kemi luajtur me rivalë me emër të madh, me traditë e eksperiencë, jemi përballur pa frikë e si të barabartë, këtu ka meritë të madhe edhe Daja.

Kur do të vijë dita që të luhen ndeshje të tilla në Korçë?

Skënderbeu është një projekt i gjatë, që do të vazhdojë gjatë. Tashmë është kthyer në domosdoshmëri të pasurit një stadium modern dhe janë pjekur të gjitha kushtet. Po të luhej në Korçë, edhe ajo që ndodhi me Partizanin e Beogradit nuk do të ndodhte. Ekziston një projekt nga qeveria, shpresojmë që së shpejti Korça dhe gjithë Shqipëria të gëzojnë për një stadium të ri, sepse sukseset e Skënderbeut janë të gjithë Shqipërisë.

Transferimet, kush e ka radhën nga skuadra aktuale?

Edhe këtë vit do të shesim, kur të vijë momenti i duhur, sepse nuk kanë pasur as fat disa lojtarë, pasi kanë pasur dëmtime. Megjithatë, lojtarët e Skënderbeut do të shiten me çmimin e duhur, jo me shifra qesharake.

A do të blini, me kaq shumë para që keni fituar?

Paratë nuk janë gjithçka në futboll, por ne po i përshtatemi rregullores së UEFA-s dhe po përfitojmë goxha. Gjithsesi, 100 mijë euro nga fitorja e sotme që nesër shkojnë në llogaritë e lojtarëve dhe stafit.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image