Surprizë në Berat, rikthehet Kaloshi

3

Halli për portën u zgjidh me rikthimin e “gardianit” lushnjar, që ka lënë Lirinë e Prizrenit dhe ka nënshkruar edhe për një vit me klubin e Tomorit

Edi Spahiu

Në kulmin e krizës për portier, në mënyrë krejt të befasishme në Berat është rikthyer dhe ka firmosur me Tomorin portieri lushnjar Mikel Kaloshi. “Dua t’iu njoftoj se nuk jam më pjesë e F.C Liria (Prizren). Për arsye personale jam larguar nga ky ekip dhe dua të falënderoj profesor Bledi Shkëmbin dhe i uroj suksese! Nga ky moment kam firmosur edhe për një vit me ekipin e FK Tomori Berat”, njofton portieri Kaloshi me anë të llogarisë së tij në “Facebook”, ndërkohë që edhe klubi i Tomorit ka njoftuar marrëveshjen me lushnjarin. Beratasit i janë gëzuar në maksimum këtij rikthimi, pasi siç ishte bërë e njohur, po hasej vështirësi në gjetjen e një portieri cilësor. Me rikthimin e Kaloshit Tomori ka mbyllur një problem shumë të madh, që e vuante po prej largimit të tij, ndërsa tani skuadra është më e plotë në përbërje dhe po synon afrimin e një sulmuesi cilësor, ndërkohë tekniku Dule ka udhëtuar së fundmi deri në Korçë për të marrë në huazim ndonjë futbollist që është jashtë planeve të teknikut Daja për sezonin e ri.

Ditën e sotme skuadra e Tomorit do të zbresë në stadiumin “Adush Muçaj” për të zhvilluar ndeshjen e parë miqësore me Bylisin. Pritet me interes prezantimi i parë i beratasve nën drejtimin e teknikut Santiliano Dule, tek i cili sportdashësit beratas kanë shprehur mbështetje të fortë, duke çmuar horizontin e tij si një teknik me shumë të ardhme. Miqësorja e sotme ka një rëndësi të madhe edhe për futbollistët e ardhur rishtazi në merkaton e kësaj vere.

 

SHPËRNDAJE

3 KOMENTET

  1. Pershendetje.Me duket se nuk shkon ky shkrim sot.kur dje denigronte Tomorin.Bashkine.etj.Ju kam shkruar edhe me pare.Mos u beni kaq tendecioz.pasi duket se keni arsye personale(mbase nuk eshte pergjegjesia juaj).Megjithate vazhdoj te jem lexues i rregullt i gazetes.Faleminderit.

    • E drejte, por kritikat dhe shkrimet pozitive jane normale, nuk ka pse te mos shkoje nje shkrim, meqe pati kritika nje dite para. Kritikat ndaj behen, qe klubi te punoje me fort, se Berati meriton me shume

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here