VIDEO/ “Ai thotë….JO”! Atalanta ngre në qiell kapitenin e Shqipërisë, Berat Gjimshiti është në kulmin e karrierës

Berat Gjimshiti është duke përjetuar ndoshta sezonin më të mirë të karrierës së tij. Mbrojtësi kuqezi ka qenë gjithmonë titullar te Atalanta në vitet e fundit dhe ka pasur qendrueshmëri në formën e tij.

Megjithatë në këtë sezon, është padyshim lideri kryesor dhe futbollisti protagonist i ekipit të Gasperinit. Atalanta ka arritur në finalen e Kupës së Italisë, ka arritur në gjysmëfinalen e Europa League dhe është pranë kualifikimit në grupet e Champions League për sezonin tjetër. Gjithashtu vlen për t’u përmendur se Gjimshiti shkon në EURO24 si kapiten me Shqipërinë.

Më shumë se kaq, nuk mund të merrte në këtë moment. Pas një ndërhyrje brilante që hoqi golin kundër Liverpulit, Atalanta ka shpërndarë një tjetër moment ku Gjimshiti vendoset si një mur para portës dhe eviton rreziku. “I pakalueshëm, Gjimshiti thotë “JO”, shkruan faqja e Atalantës. /Sport Ekspres/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Atalanta B.C. (@atalantabc)