E FUNDIT/ U përplas me Klop, Salah i nxjerr gënjeshtrën trajnerit dhe “plas bombën”: Nëse flas unë sot se çfarë ndodhi, do të plasi zjarri

Nëse menduat se Liverpuli do të fitonte titullin në Premier League dhe lojtarët do t’i jepnin trofeun e fundit Klop para largimit të tij, gabuat. Ekipi i njohur në Angli është ndalur në një tjetër barazim që e largon zyrtarisht nga gara e titullit.

Në ditën e sotme, Liverpul ka barazuar në transfertë me shifrat 2-2 ndaj Ëest Ham. Arsenali mban vendin e parë me 77 pikë, Man City vjen i dytë me 76 pikë dhe Liverpuli vjen i treti me 75 pikë. Megjithatë duhet theksuar se Man City ka 2 ndeshje më shumë për të zhvilluar se Liverpuli dhe Arsenali ka një ndeshje më shumë për të zhvilluar se Liverpul, që nënkupton mbylljen e ëndrrës.

Një skandal i vërtetë ndodhi në minutën e 78, që nënkupton qartë fundin e parakohshëm të Klop te Liverpul. Teksa Salah po bëhej gati që të dilte në fushën e blertë, fillon një konflikt dhe përplasje me Klop, ndërsa duhej ndërhyrja e shokëve të ekipit për ta qetësuar dhe për të evituar një përplasje të mundshme fizike.

Menjëherë pas mbylljes së ndeshjes, Klop u shpreh shkurtimisht në intervistë në lidhje me përplasjen e ndodhur: “E zgjidhëm me Salah në dhomat e zhveshjes, për mua është një çështje e mbyllur”. Megjithatë në të njëjtin mendim nuk ishte Salah, që nxori hapur gënjeshtrën e Klop: “Nëse unë flas sot, do të plasi zjarri këtu”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/