“Sukseset nuk i kanë ardhur rastësisht”, menaxheri i bindur për Gjimshitin: Së shpejti do i konfirmojnë rezultatet e mahnitshme

0

Berat Gjimshiti po përjeton një moment mjaft të mirë në karrierën e tij, teksa po prek sukses të jashtëzakonshëm me fanellën e Atalantas. Ekipi nga Bergamo vitet e fundit i ka surprizuar të gjithë në Serie A, ku po luan futbollin më të bukur e po shkruan historinë. Për herë të parë siguroi një biletë për në Champions League, ku tashmë po e sheh veten me një këmbë në çerek-finale, duke mrekulluar kështu gjithë Europën e jo vetëm Italinë.

Padyshim një dorë në këtë sukses të Atalantës ka edhe Berat Gjimshiti, i cili ka qenë një titullar i përhershëm në treshen e prapavijës së zgjedhur nga Gasperini. Por këto arritje në karrierë nuk vijnë rastësisht për lojtarin kuqezi, kështu shprehet menaxheri i tij, Millosh Malenoviç. Ky i fundit ka dhënë një interivstë për “Tuttomercatoweb” dhe shprehet se Gjimshiti së bashku me Atalantën do të jenë në gjendje t’i konfirmojnë edhe njëherë rezultatet e tyre.

“Po shkruan historinë me fanellën e Atalantës në Champions? Nga pikëpamja sportive, pezullimi i futbollit ka qenë shumë zhgënjyes edhe për Gjimshitin. Por unë jam plotësisht i bindur që ato suksese nuk erdhën rastësisht dhe se Berati dhe Atalanta së shpejti do të jenë në gjendje t’i konfirmojnë këto rezultate të mahnitshme në Itali po aq sa në Evropë.

Gjimsiti ka një respekt të jashtëzakonshëm për urgjencën e shkaktuar nga Coronavirus sepse e jetoi atë afër, pikërisht në Bergamo, ku kishte shumë raste të COVID-19. Natyrisht, si të gjithë futbollistët, edhe ai mezi pret të kthehet në fushë dhe të luajë futboll sa më shpejt të jetë e mundur”, ka deklaruar menaxheri i mbrojtësit të Kombëtares shqiptare./Halit Delibashi-Sport Ekpsres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.