Strotman, “po“ Juventusit, Kuadrado drejt Romës!?

Bardhezinjtë janë vetëm 10 mln euro larg kërkesës së verdhekuqve për transferimin e holandezit, teksa kolumbiani mund të zhbllokojë tratativën

Juventusi është gati për t’u hedhur në sulm për Kevin Strotmanin. Dhe, pasi ka marrë përgjigje pozitive nga ana e lojtarit për transferimin, tashmë duhet të arrijë në ofertën e 45 mln eurove të kërkuara nga Roma. Për momentin bardhezinjtë janë të ndalur te 35 mln eurot, plus 5 mln euro bonus, por distanca mes kërkesës dhe ofertës është e diskutueshme. Dhe një shtyllë e rëndësishme për të përfunduar pozitivisht këtë operacion mund të jetë Huan Kuadrado.

OFERTA E PARË – Ardhja e Blas Matuidisë nuk ka kënaqur Masimiljano Alegrin që vazhdon të kërkojë një përforcim cilësor pikërisht për mesfushën. Kërkesë kjo që mund të plotësohej nga ardhja e Kevin Strotmanit. Lojtari i ka thënë “po” bardhezinjve. Tani duhet të shkohet te akordi me Romën që vazhdon të kërkojë 45 mln euro për holandezin. Oferta e fundit e ardhur në shtëpinë e Romës nga Marota dhe Paratiçi është ajo e 35 mln eurove plus 5 mln euro bonus.

ZHBLLOKON KUADRADO –  Distanca gjithsesi mbetet 10 mln euro, ndërmjet asaj që Juve kërkon dhe asaj që Roma kërkon, çka të bën të mendosh se bardhezinjtë do të tentojnë të ngrenë ofertën, për t’i dhuruar Alegrit një lojtar si Strotman. Por, ekziston edhe një skenar i dytë. Paralelisht me atë të holandezit, Roma ka nisur bisedime me bardhezinjtë për Huan Kuadradon. Kolumbiani, që është gati të lërë Torinon, do të ishte perfekt për të zëvendësuar Mohamed Salah dhe mund të ishte ai që do të zhbllokonte operacionin për Strotmanin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *