Spikeri francez që bëri lëmsh Shqipërinë: Nuk fjeta për dy ditë, jam ndierë tmerrësisht keq

Spikeri i stadiumit të Francës, Maks, ka bërë një intervistë për “L’Equipe”. Pikërisht për momentin që do të bënte xhiron  e botës, teksa pasi na kishin ngatërruar himnin me atë të Andorrës, vjen edhe gafa e dytë nga ana e spikerit.

Maks i kërkon falje tifozëve të Armenisë dhe jo atyre të Shqipërisë. Një gabim i pafalshëm ky, por që francezi jep edhe arsyetimin e tij. Kështu ai shprehet se po kontrollonte një situatë shumë të vështirë teksa njerëzit po prisnin nisjen e takimit dhe truri iu bllokua në atë moment.

“Unë bëra një gabim të madh. Federata Franceze e Futbollit më shpjegoi problemin me himnin. Unë pastaj duhet të menaxhoja situatën e komplikuar, ndërsa 80.000 njerëz po prisnin që të fillonte ndeshja. Nuk po e dëgjoja veten se çfarë po thoja. Vetëm kur më thanë më vonë. Truri im ishte bllokuar. Unë do do të doja të mos kishte ndodhur, ndërsa kam drejtuar rreth 500 ndeshje. Gjithashtu kam pasur mbështetjen e të gjithëve. Jam ndjerë tmerrësisht keq. Po e bëj këtë punë për rreth 35 vite, mes radios dhe TV. Unë nuk kam fjetur për dy ditë, derisa të kisha shansin që të rregulloja gabimin në ndeshjen me Andorrën”, ka thënë Maks. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *