“Sofia, të dua”, anglezi i emocionon të gjithë! “Përjetëson” bukuroshën 5-vjeçare

0

Verën e kaluar Xhejms Medison la Noruiçin për t’u transferuar te Leister Siti. 22-vjeçari krijoi një miqësi të fortë me Sofia Tejlor, 5-vjeçaren, e cila ishte tifoze e zjarrtë e Noruiç.

Plot dy vjet zgjati lidhja e tyre tepër e veçantë, që vazhdoi edhe pas kalimit të lojtarit te klubi i ri. Vogëlushja vuante nga sëmundja e keqe, të cilën, për fat të keq, nuk e mposhti dot. Sofia u largua nga jeta në janar, duke lënë një trishtim dhe dhimbje të madhe tek të gjithë, sidomos te miku i saj i ngushtë.

Xhejms, i cili po luan Botërorin U21 me Anglinë, mori një vendim për të mbushur boshllëkun që i kishte lënë bukuroshja e vogël: do të luante gjatë gjithë botërorit me imazhin e saj në këpucët e futbollit, për t’ia treguar gjithë botës dashurinë e madhe që ndjente për të.

“Pushofsh në paqe Sofi, të dua shumë”, lexohet në këpucët e mesfushorit, aty ku nuk mungon edhe portreti i bukur i vogëlushes, e cila bën tifozllëk nga qielli për të me shpresën që Xhejms të shënojë gola dhe të fitojë kompeticionin.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.