Skënderbeu dorëzon listën europiane, Plaku mbetet jashtë

Skënderbeu ka dorëzuar në UEFA listën për ndeshjet e fazës së grupeve në Europa League. Sipas rregullores, Skënderbeu ka përfshirë 25 lojtarë në listë dhe tashmë nuk ka më detyrimin për të përfshirë vetëm një lojtar para çdo turi, siç ishte detyrimi në fazën paraeliminatore. Kështu, klubi korçar ka përfshirë në listë edhe afrimet e fundit: mbrojtësin Fidan Aliti, mesfushorin Suad Sahiti dhe sulmuesin Martin Nespor. Në listë nuk është përfshirë sulmuesi Sebino Plaku, sinjal i qartë divorci, edhe pse ende nuk dihet nëse Skënderbeu do ta lërë të largohet. Gjithashtu, edhe Shpend Kelmendi nuk është federuar për ndeshjet në Europa League, duke parë bollëkun në mesfushë.

LISTA
Portierë: Shehi (1), Dajsinani (12), Teqja (95)
Mbrojtës: Aliti (6), Radas (33), Jashanica (5), Mici (3), Osmani (19), Vangjeli (32), Lulaj (4)
Mesfushorë: Lilaj (88), Taku (26), Dita (22), Shkodra (10), Mara (44), Sahiti (21), Gavazaj (7), Gripshi (97), Nimaga (8), Demte (18), Muzaka (17), Jorgo Pëllumbi (13)
Sulmues: Xhejms Adeniji (78), Nespor (14), Soue (90)

One thought on “Skënderbeu dorëzon listën europiane, Plaku mbetet jashtë

  1. Ilir Daja, tregogeve veten qe je kokrra e katunarit te tirones. Ai Plaku te preu bileten per te shkuar atje ku do shkosh se do ishe eleminuar qe ne turin e dyte apo te trete. Aq driteshkurter je sa per nje artikull gazete qe tregoi nje te vertete e le jashte liste duke mare lojtare anonime si Lulaj, Mara ,Teqja ,Gripshi apo Dita qe deri tani vetem sa kane fshire stolat dhe as qe kemi per ti pare ndonjehere ne loje.Turpi te ngelet ty o katunari Daja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *