S’ka surpriza, Feronikeli dhe Trepça 89 në finalen e Kupës së Kosovës

0

Feronikeli dhe Trepça 89 janë dy skuadrat finaliste të Kupës së Kosovës. Përballjet e kthimit nuk dhuruan surpriza me Feronikelin që mposhti 2 – 0 Ballkanin, ndërsa Trepça u mund 1 – 0 nga Vëllaznimi rezultat ky që nuk i prishi punë skuadrës nga Mitrovica që kishte fituar takimin e parë në Gjakovë me rezultatin e thellë 4 – 0.

Përveç trofeut, fitues i Kupës së Kosovës merr një biletë për në raundet kualifikuese të “Europa League”, një mundësi kjo që nuk u jepet asnjë prej skuadrave në kampionat, me përjashtim të fituesit që shkon në raundin e parë kualifikues të Champions League.

Feronikeli 2 – 0 Ballkani (Rezultati i përgjithshëm 4 – 1)
Shënues: Lladrovci 17’, Magani 82’

Trepça 89 0 – 1 Vëllaznimi (Rezultati i përgjithshëm 4 – 1)
Shënues: Gashi 25’

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.