Siti blen Mahrez, Junajtid i përgjigjet me një portier 35-vjeçar

0

Premier Liga angleze është kampionati më i pasur në botë dhe sheh nga të gjitha, në pritje të rekordit për blerjen më të shtrenjtë, që e ka PSG me Nejmar.

Sot mediat në Angli e bënë të kryer transferimin e anësorit ofensiv Rijad Mahrez, i cili do të kalojë nga Lester Siti te Mançester Siti, për një shifër që vërtitet te 67 milionë eurot.

Ndërkaq, ka plasur humori në ueb, pasi edhe Mançester Junajtid ka zyrtarizuar një blerje. Bëhet fjalë për portierin Li Grent, i blerë për thuajse 2 milionë euro nga Stouk Siti.

Bëhet fjalë për një portier 35-vjeçar, që sezonin e fundit luajti vetëm 3 ndeshje në Premier Ligë, ndërsa te Junajtid do bëjë portierin e tretë. Natyrisht, anglezët nuk e kanë humbur rastin për të ironizuar e tallur Zhoze Murinjon, që po e përforcon skuadrën me lojtarë të tillë dhe paguan edhe për një lojtar afër fundit të karrierës.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.