“Shumë më ndryshe se Tirana dhe Dinamo”/ Mehmeti bën krahasimin mes kryeqytetit: Partizani ka filozofi

Dritan Mehmeti ka bërë një krahasim mes ekipeve të kryeqytetit në Shqipëri. I ftuar në emisionin “Sport Neës” që transmetohet në “Neës 24”, është shprehur se te Partizani ka një filozofi të mirfilltë që ndiqet si klub, ndryshe nga Tirana dhe Dinamo. Sa i përket derbit të ardhshëm, thuhet se renditja nuk do të vlejë për asgjë, ndërsa në këtë përballje mund të ndryshohen edhe fatet mes skuadrave.

”Unë mendoj që derbi nuk ka favorit. Nuk ka rëndësi rënditja, por interpretimi në fushë. Derbi mbetet derbi. Mund të ndërrojë situata brenda derbit. Ashtu si goli i Bathës që e futi në lojë ekipin. Partizani do ketë forca. Derbi nuk luhet, por fitohet. Mund të jetë pika e kthesës për Partizanin. Mund të jetë lojë nervash. Ka diferenca individësh, por jo skuadre.

Individi të ndihmon një herë, ekipi gjithmonë. Unë nuk e kam problem të humb një ndeshje. Sa je në gjendje që të asimilosh individët e t’i shkrish me grupin. Një trajner i mirë, duhet t’i përshtasë skemat në varësi të lojtarëve.  Rëndësi ka t’i japësh kohë lojtarëve.Tifozët e Partizanit duan fitore me lojë të bukur.

Ndryshoi filozofia dhe i dhamë kohën e duhur, por ai është Partizani. Kur mendohet kudo që luajnë moshat, atëherë fillon dhe Partizani të ketë harmoni. Pra, Partizani ka filozofi. Shumë e ndryshme nga  Tirana dhe Dinamo. Në Shqipëri është vështirë të përshatet një trajner i huaj. Ne i respektojmë më shumë se ata ne. Klubi duhet të ketë kushtet e duhura. Kur Partizani të ketë stadium dhe vend për t’u stërvitur. Kemi këtë filozofi dhe duhet t ëshkojmë këtu. Këto janë objektivat. Ne na dhemb më shumë që jemi këtu”, tha Mehmeti. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *