Shqiponja shfaqet në Beograd dhe në “Champions League”, në Serbi e quajnë provokim

Bayern i Mynihut ka fituar me rezultatin 0-6 ndaj Crevena Zvezdës në transfertë dhe takimin e luajtur për “Champions League”. Rolin e protagonistit e ka marrë Lewandowski, i cili arriti të shënonte 4 gola dhe dhuronte një asist.

Por mediat në Serbi e kanë quajtur si një provokim dhe skandal sjelljen e një prej tifozi që vinte nga krahu i gjermanëve. Teksa e kishte fytyrën të mbuluar nga shalli dhe ishte me kapuç, tërësisht i paidentifikueshëm, ka ngritur të dyja duart për të bërë shqiponjën. Një gjë e tillë është komentuar edhe nga “Blic”, që nuk mund ta pranonte këtë simbol në Beograd. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *