Shqipëria U-17 mëson shortin, sërish luajmë në Shqipëri

0

Në Nion të Zvicrës është hedhur shorti për fazën kualifikuese të Europianit U-17, për edicionin 2018-2019, dhe sërish ka një lajm mjaft të mirë për Shqipërinë.

Ashtu si këtë vjeshtë, UEFA i beson Shqipërisë sërish organizimin e eventit, ndeshjet eleminatore të së cilës do të zhvillohen tetorin e ardhshëm në datat 23, 26 dhe 29 tetor 2018.

Shqipëria bën pjesë në grupin nr.8 dhe do të luajë kundër Republikës Çeke, Norvegjisë dhe të Azerbajxhanit. Takimet do të nisin vitin e ardhshëm dhe deri në startin e eliminatoreve zyrtare, skuadra kombëtare U-17 do të realizojë disa ndeshje miqësore, por edhe raunde të planifikuara grumbullimi.

Sipas formulës së këtyre eleminatoreve, dy vendet e para të secilit grup dhe katër vendet e treta më të mira do të kualifikohen për në Elite Round të  Europianit U-17.

Kombëtarja e U-17 e trajnerit Mustedanagiç u paraqit në mënyrë dinjitoze në eliminatoret e radhës me kundërshtarë të fortë si Spanja dhe Kroacia, ndërsa në edicionin e ardhshëm do ta kemi më të lehtë, në letër, pasi rivalët nuk janë aq cilësorë sa këtë vit.

Ndërkaq, Kosova U-17 do të përballet me Skocinë, Zvicrën e Qipron.

shqiperia shorti dhjetor u17

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image