Shqipëria U-16 shkëlqen në San Marino, kthehet me trofe në shtëpi

0

Alfred Mane

Ndoshta është herët për të folur me fjalë të mëdha, por tre rezultate mjaft të mira, sidomos ndaj Italisë, janë mjaft premtuese për të ardhmen e Shqipërisë në rang moshash. Kombëtarja shqiptare e futbollit e moshës U-16 ka triumfuar edhe ndaj San Marinos vendas me rezultatin 3-1, në ndeshjen e fundit të vlefshme per turneun miqësor të futbollit “UEFA DEVELOPMENT U-16”. Takimi i tretë është luajtur këtë të martë në orën 11:00 në stadiumin “Montecchio Stadium”, në San Marino.

Me këtë rezultat, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Dzemal Mustedanagic kanë grumbulluar pas tre ndeshjesh 8 pikë duke u renditur në vendin e parë dhe kështu shpallen fitues të këtij turneu. Përfaqësuesja jonë edhe në këtë ndeshje ka bërë një paraqitje shumë të mirë, duke pasuar rezultatet e dy ndeshjeve të para, zhvilluar në këtë turne, fitores me penallti ndaj Italisë (4-3) dhe fitoren në kohë të rregullt ndaj Armenisë (2-0).

Ndeshja e luajtur sot përballë San Marinos ka qënë interesante dhe skuadra shqiptare e ka përmbysur rezultatin, teksa pjesa e parë përfundoi me avantazhin e San Marinos 0-1. Në fraksionin e dytë të ndeshjes futbollistët kuqezinj kanë reaguar menjëherë duke shënuar tre gola, në minutat e’48-të, ’78-të me anë të Papës dhe në të ’74-tën shkojnë në gol me Sulovarin. Përfundimisht 3-1 dhe skuadra kombëtare U-16 vjen me trofe nga San Marino. Starti në tre takimet e këtij turneu ishte shumë pozitiv, pasi Shqipëria kaloi me 11-metërsha ekipin e fortë të Italisë në këtë moshë. Në sfidën e sotme, trajneri Mustedanagic hodhi në fushë këtë formacion: Ceka (c), Shehu, Zaimi, Kadriaj, Doda, Sulovari, Beqiri, Elbasani, Vasjari, Kuqi, Nikaj.

Rezultatet e ndeshjeve të luajtura:

Shqipëria U-16   1-1    Italia U-16 (4-3) me penallti
Shqipëria U-16   2-0  Armenia U-16
Shqipëria U-16   3-1   San Marino U-16

Renditja:
Shqipëria        8 pikë
Italia               7 pikë
San Marino     2 pikë
Armenia          1 pikë

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.