Shqipëria e Panuçit del “në det të hapur”

0

Pas eliminatoreve, që ishin ende vijim i punës dhe ideve të Xhani de Biazit, trajneri i ri ka pasur kohë dhe mënyrë për të “bashkëjetuar” me grupin dhe sot pret një përgjigje karakteri dhe jo rezultati

Anton Cicani

Anija kuqezi ka pesë ditë që ka lënë “molin” shqiptar dhe është ankoruar në Turqi, aty u sot do të niset në udhëtimin që e pret, mes pengesave, detit të trazuar, por edhe horizontit dhe shpresës. Në krye të saj, kapiteni dhe njëkohësisht timonieri do të jetë Kristian Panuçi, që më në fund hap një kapitull të ri, pikërisht nga një miqësore, nga e cila pret më shumë se një përgjigje. Vijimi i punës së De Biazit u mbyll pikërisht në ndeshjen e fundit, atë kundër Italisë. Kapitulli i ri është përgatitja e kualifikueseve për Euro 2020 dhe Shqipëria e Kristian Panuçit do të bëjë çmos që të jetë. Kështu, pikërisht për të kuptuar realisht grupin dhe sidomos besimin e tij, trajneri vendosi që të grumbullohej në Turqi, larg zhurmës mediatike dhe jo vetëm.

Lojtarët, gjatë gjithë këtyre ditëve, janë stërvitur me intensitet dhe, sidomos, janë vënë përpara rregullave strikte, sepse ish-futbollisti i Milanit, Romës dhe Real Madridit e di mjaft mirë se për të ecur përpara duhet seriozitet, profesionalizëm dhe shumë rigorozitet. “Dua maksimumin nga ju. Tani nis një cikël i ri, duhet të tregojmë se arritja e Europianit nuk ishte rastësi. Besoj shumë te ju dhe duhet ta bëni edhe ju të vetja juaj. Edhe pse është miqësore, në fushë dua të shoh atë shpirt gare që kam parë në stërvitje”, mësohet t’u ketë thënë trajneri lojtarëve, duke i treguar gjithashtu që të luajnë pa frikë dhe të jenë të guximshëm.

Karakteri – Pikërisht karakteri dhe personaliteti në fushë pritet të jenë ato që trajneri kërkon në këtë ndeshje dhe jo rezultati, që mbetet i fundit. Këtë, trajneri ia ka shpjeguar edhe presidentit Armando Duka, në takimin që ka pasur mbrëmë, teksa kanë konsumuar diçka në hotel. Një bisedë formale, mes miqsh, në një farë mënyre, duke folur për futbollin, përgatitjet, miqësoren por edhe të ardhmen dhe emra futbollistësh që mund të afrohen.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image