Lilaj organizator, Aliji fiton balotazhin me Lenjanin

Veseli përkrah Mavrajt, teksa sulmi do të jetë në këmbët e Sadikut. Në pjesën e dytë priten ndryshime të tjera dhe shumë zëvendësime

Pas shtatë ditësh stërvitje, Kristian Panuçi ka shuar dyshimet e fundit dhe stërvitja e zhvilluar në stadiumin e Antalias, dje mbasdite, ishte thjesht testuese e terrenit dhe ambientim, asgjë më shumë. Edhe pse direktivat e trajnerit janë ende “mister”, në konferencën për shtyp ai ka dhënë një mesazh të rëndësishëm: Naser Aliji do të luajë, të paktën 45 minutat e para. Fakti është që mbrojtësi pa skuadër ka nevojë për besim dhe këtë trajneri italian do t’ia japë, si mbështetje që futbollisti të rifitojë atë optimizëm që ka humbur.

Në pjesën e dytë do të ketë hapësira për Ermir Lenjanin, por në fillim do të jetë radha e futbollistit që po stërvitet aktualisht me Bazelin. Ndërkohë, një tjetër “surprizë” (nëse mund të quhet kështu) ka të bëjë me Frederik Veselin, që pëlqehet më shumë se sa Gjimshiti dhe Ajeti, për faktin se di ta luajë topin. Mbrojtësi i Empolit, që luan në të majtë te toskanët, do të jetë përkrah Mavrajt, ndërsa në të djathtë i padiskutuari Elseid Hysaj. Përpara mbrojtjes, ashtu si “Sport Ekspres” ka shkruar që në ditën e dytë të stërvitjes, do të jetë Sabien Lilaj, që praktikisht bindi trajnerin dhe që gëzon konsideratën e tij të plotë. Ai do të mbajë rolin e organizatorit, siç bën edhe te Skënderbeu. Përpara tij, katërshja Roshi, Xhaka, Memushaj dhe Grezda, teksa përpara i vetëm Sadiku. Por, skema 4-1-4-1 do të kthehet në një 4-3-3 në rastin kur sulmojmë.

Sa i përket Turqisë, pritet të ketë disa ndryshime nga miqësorja me Rumaninë, por trajneri Luçesku nuk është se do të ndryshojë shumë fare, edhe pse do t’i japë minutash atyre që nuk kanë luajtur shumë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online