Shpërthen Shkëmbi: Qëndroj vetëm për futbollistët, Liria na ka braktisur

0

Bledi Shkëmbi është duke udhëhequr Lirinë drejt kreut në Superligën e Kosovës, me paraqitje të shkëlqyera sidomos në Prizren, por pas fasadës asgjë nuk shkëlqen.

Trajneri i Lirisë shpërtheu në akuza pas ndeshjes së sotme kundër Feronikelit, duke folur hapur dhe duke deklaruar se pas largimit të presidentit Mirsad Çollaku klubi është përçarë, ka probleme financiare dhe po bëhen diferencime mes lojtarëve.

“Ka disa probleme që i kemi mbajtur fshehur. Largimi i ish-presidentit ka bërë që të lindin probleme të mëdha, skuadra ka probleme financiare, presidenti i ri dhe drejtuesit aktualë po shkaktojnë probleme. Kemi bërë luftë gjithë këtë kohë, kur ne dhe lojtarët ishim veç, drejtori ishte veç. Kanë punuar me dashje apo pa dashje ndaj ekipit.

“Këta futbollistë iu treguan këtyre njerëzve që futbolli nuk ka pasaportë, shqiptare apo kosovare, ka profesionalizëm. Futbollistët duhet të paguhen rregullisht, pa bërë diferencime mes tyre. Ka persona që punojnë për të keqen e klubit dhe në këtë moment skuadra dhe unë jemi të braktisur nga klubi.

“Unë kam dhënë dorëheqjen para dy ditësh, por kam vazhduar për hir të skuadrës, për të mos i lënë në baltë këta futbollistë, sepse kemi nisur bashkë një rrugëtim dhe e kemi çuar Lirinë deri këtu. Nëse klubi dëshiron të më mbështetë, ta bëjë, përndryshe të dalin e të më pushojnë nga puna. Kam vendosur të qëndroj vetëm për hir të futbollistëve, sepse më thanë që do ishte tradhti për ta, nëse do të largohesha pa mbyllur sezoni. Nëse klubi më largon, nuk ka problem”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.