Shpërthen çështja “Insinje”: Pse e kapni gjithmonë me mua?

0

Fitorja e arritur në sekondat e fundit ndaj Kievos ka qenë ujë i bekuar për Napolin, që ka rindezur shpresat për titullin, teksa kapiteni Hamsik tha se “besuam deri në fund se mund të vinte përmbysja dhe nuk u dorëzuam”, por ka një çështje të hapur në të gjithë këtë gëzim të jashtëzakonshëm.  Lorenco Insinje, sulmuesi napolitan, i cili është kapur me publikun, pasi e kanë vërshëllyer.

Risultati immagini per insigne hysaj

Ai nuk ka duruar më dhe ka reaguar ndaj “San Paolo”-s, teksa Kievo po fitonte 0-1: në fillim një gjest, më pas asisti për Milikun dhe gishti te dora si për të heshtur publikun “Pse e kapin gjithmonë me mua?”, ka thënë në dhomat e zhveshjes lojtari. Madje, kur mbaroi ndeshja, u largua menjëherë në dhomat e zhveshjes.

Nuk është hera e parë që ndodh dhe ashtu si referon “Il Mattino”, në janar të vitit 2014, gjatë Napoli-Lacio, me Benitez në pankinë, napolitani u vërshëllye gjatë zëvendësimit. Lorenci replikoi duke heshtur publikun. Episodi përsëritet disa muaj më pas, në turin paraeliminator të Champions, ndaj Atletik Bilbaos. Ai zëvendësohet dhe hedh fanellën, duke thënë “pse e kanë me mua gjithmonë?”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.