“Shkruani për Cokajn“! Lojtari i Lokomotivës me elozhe për talentin shqiptar: Më rrit nivelin e lojës, është i shkëlqyer

0

Lokomotiva e Zagrebit arriti të prekë finalen e Kupës së Kroacisë pas fitores 3-1 kundër Slaven Belupos. Vendimtar do të ishte ai gol i talentit shqiptar, Cokaj, që do të vendoste gjithçka në baraspeshë. Me pas rrjetën do e gjenin edhe Tolic me Uzunin, për të vulosur shifrat përfundimtare.

Dy asiste do të vinin nga këmbët e 33-vjeçarit Samir, i cili në një intervistë të dhënë për “sportske novosti” do t’i jepte merita të mëdha Cokajt. Ai u bën thirrje mediave të shkruajnë për mesfushorin shqiptar dhe për Tolic, pasi ata janë të rinj të talentuar. Sipas Samir janë pikërisht golat e tyre që i japin vlerë asisteve të tij.

“Jam i lumtur me komplimentet dhe urimet, por asistimet e mia janë të vlefshme vetëm nëse një gol vjen pas tyre! Kështu që, Cokaj dhe Toli? materializuan pasimet e mia të këndshme me reagimet e tyre të shkëlqyera dhe do të ishte e padrejtë të pakësoja meritat e tyre, ata e ngritën lojën time në një nivel më të lartë me golat e tyre. Shkruani për ta, ata janë djem të rinj të shkëlqyeshëm, ata kanë një karrierë përpara tyre, theksoni ata, cilësitë e tyre! Dhe unë jam një “kal i vjetër” i cili vetëm po përpiqet t’i ndihmojë sa më shumë që mundet“, ka thënë Samir./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.