“Një shembull që e mbaj gjithnjë me vete”, menaxheri i Veronës lartëson Kumbullën: Profesionist që para 3 viteve

Marash Kumbulla është kthyer në një burim krenarie për Veronën, teksa futbollisti shqiptar është një prodhim i akademisë së tyre. Emri i mbojtësit kuqezi po lakohet shumë nga zërat e merkatos, ndërsa klubi veronez e ka bërë të qartë se për të marrë shërbimet e tij duhen derdhur 30 milionë euro. Në lidhje me Kumbullën ka folur edhe menaxheri i sektorit të të rinjve, Massimo Margiotta, i cili nuk i kursen fjalët e mira për të. “Një shembull që do e mbaj gjithnjë me vete”, kjo është mënyra se si e përcakton zyrtari verdhebluve rastin e Kumbullën, të cilin e njeh mirë pasi ka qenë prej një kohe të gjatë me të rinjtë.

“Kumbulla për mua është një konfirmim i asaj çfarë mendoj se sektori i të rinjve duhet të jetë. Nuk jam këtu për të folur rreth cilësive të tij teknike, por gjeta një djalë të jashtëzakonshëm nga pikëpamja e mentalitetit. Ai ishte një profesionist që para 3 viteve, i kushtonte kujdes çdo detaji, madje edhe kur kishte shumë probleme fizike. Ishte një shembull për mua, një shembull që do e mbaj gjithnjë me vete. Ai së bashku me Danzin janë djemtë që më kanë bërë më tepër përshtypje nga k këndvështrim, pavarësisht kualiteteve teknike”, ka thënë Massimo Margiotta./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online