Në kërkim të një portieri, Etrit Berisha një hipotezë për katërkëndëshin e klubit italian

Etrit Berisha përfundon aventurën e tij te Spali në fund të këtij sezoni. Portieri shqiptar ka bërë një sezon mjaft pozitiv me ekipin aktual, megjithaë huazimi i tij përfundon me së bashku me kampionatin. Atalanta duket se nuk e ka pjesë të planeve të saj për aq kohë sa Golini do të qendrojë në ekip, kështu që gardiani kuqezi duhet të vihet në kërkim të një destinacioni të ri për të vijuar karrierën.

Ndërkohë Xhenoa ka hedhur sytë në tregun e lojtarëve për të gjetur pasardhësin e Matia Perin, që do të largohet nga klubi ligurian. Drejtori sportiv i skuadrës po kërkon një kandidat me eksperiencë në Serie A për të mbojtur portën e tyre, ndërsa “Calciomercato“ jep edhe emrin e Etrit Berishës si një hipotezë, teksa profili i gardianit kuqezi duket i duhuri. Gjithashtu alternativa të tjera janë edhe Sportielo dhe Olsen./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online