Shkëmbi pas fitores: Hera e parë dhe e fundit që festoj kështu, më pëlqen kur rrezikoj stolin

Teuta ka fituar ndaj Skënderbeut me rezultatin 1-0, duke përmbyllur kështu javën e 14 të Superiores. Goli i vetëm të takimit erdhi nga Lorenzo Vila, që pas prekjes së Ditës, ka sjellë edhe golin e vetëm të përballjes. Ndërkohë më poshtë mund të ndiqni edhe intervistat e dy trajnerëve në fundin e takimit për “Supersport”:

Ilir Daja (Skënderbeu): “Kemi pasur dy fitore të fundit që na ka ngritur shumë entuziazmin. Nuk u futëm në duele në mënyrën e duhur. Ajo që nuk funksionoi sot ishte mungesa e sulmit të shpejt. Teuta në gjysmën e dytë të pjesës së dytë u hodh e gjitha në kërkim të golit dhe ne nuk i shfrytëzuam hapësirat. Barazimi ishte i drejtë dhe ne humbëm një ndeshje që nuk duhej ta humbisnim. Por tani meqë edhe ka përfunduar, mund të them se fitoi rikthimi i jetës sportive në Durrës. Pra për mua tani nuk ka të humbur. Sigurisht që këtë e them tani, pasi kur isha në pankinë doja të fitoja. Janari nuk ofron shumë alternativa të mira, pasi kur shoh nga historia e mëparshme, nuk ofrohen zgjidhjet e duhura në merkaton e dimrit. Niveli i gjykimit ishte i duhuri dhe nuk ndikoi për asnjë skuadër në favorizimin e njërit apo tjetrit ekip”.

Bledi Shkëmbi (Teuta): “Ndoshta ishte hera e vetme që unë gëzoj në këtë mënyrë dhe do të jetë hera e vetme që festoj kështu, jam i bindur. Kjo për vetë arsyen se çfarë kemi përjetuar në këtë kohë. Kjo fitore duhet të na jap besim për t’u kthyer te rezultatet pozitive. Mua do më pëlqente që të rrezikoja stolin, pasi do të punoja me presion dhe do përjetoja më shumë emocion. Nuk mendoj se kam qenë në pikëpyetje, por sinqerisht do të doja të isha pasi ka një motiv më tepër për të punuar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *