Shehi pret surprizën e fundit, Skënderbeu kthen sytë nga veterani

Tekniku Orges Shehi e ka të qartë se ekipi që do të drejtojë sivjet do të jetë shumë larg skuadrës kampione të sezonit të shkuar. Miqësoret e verës e treguan mjaft qartë këtë gjë, madje dhe emri i kundërshtarëve tregon se “ujqërit e dëborës” kanë rënë goxha në nivel. Kampionët e Shqipërisë janë ndeshur me Maliqin, Renovën, Teutën dhe Trepçen 89′.

Numri një i stolit e di mjaft mirë se ekipi nuk është për kampion, presidenti Takaj është objektiv si ish-kapiteni i tij. Vëmendja kryesore është të vendimi përfundimtar që do të marrë CAS-i në tetor-nëntor. Gjasat janë që vendimi të mos ulet, por shpresa vdes e fundit.

Deri atëherë, trajneri do të bëjë maksimumin për të përforcuar ekipin, ndërsa po kërkon që të bindë dhe mikun e tij, Tefik Osmani. Mbrojtësi shtatlartë është shumë i paqëndrueshme, pasi po e mban Skënderbeun si mundësi të fundit. Veterani foli me  Flamurtarin, por duket se nuk është arritur gjë, ndërsa ka patur flirtime dhe me Partizanin. Alternativa e kryeqytetasve është thuajse e pamundur, pasi dihen përplasjet mes palëve.

Shehi shpreson që situata të vazhdojë e tillë dhe të mirëpresë Osmanin në stërvitje. Sytë janë drejt tij, ndërsa sot pritet që lojtari t’u bashkohet korçarëve në seancën stërvitore. “Tefoja” mbetet i veçantë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *