Shansi i artë për Vrionin, Juventusi i jep mundësinë të mësojë nga Andrea Pirlo

Juventusi ka arritur akordin me një nga mesfushorët më të mirë që ka njohur futbolli. Bëhet fjalë për Andrea Piron, që do të rikthehet sërish te bardhezinjtë, por këtë herë në postin e trajnerit. Sipas asaj që raportohet nga Italia, “il Maestro” do të ulet në pankinën e 23-vjeçarëve të “Zonjës së vjetër”.

Një lajm ky që duhet të gëzojë pa masë edhe sulmuesin kuqezi, Giacomo Vrioni, i cili iu bashkua Juventusit U-23 në merkaton e verës. Një zgjedhje kjo që i ka dhënë mundësinë fillimisht të stërvitet edhe me yjet e bardhezinjve, ndërsa tani do të mund të mësojë shumë nga ikona italiane. Një njeri si Pirlo patjetër që ka shumë se çfarë të mësojë dhe Vrioni duhet të shfrytëzojë më së miri këtë eksperiencë te Juventusi./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *