Sezon fantastik për Rexhbeçajn, te Volfsburgu askush si ai

0

Mesfushori shqiptar Elvis Rexhbeçaj mbylli një sezon të shkëlqyer me skuadrën e Volfsburg. Mesfushori 21-vjeçar u aktivizua në 24 takime në Bundesligë, duke u bërë një nga lojtarët me më shumë minuta në grupmoshën e tij në Gjermani.

Sezoni i mirë i mëngjarashit ka shkaktuar që vlera e tij në sajtin e njohur “transfermarkt” të pësojë një rritje prej 129%. Nga 3.5 milionë euro vlera e Rexhbeçajt ka shkuar në 8 milionë euro. Asnjë prej lojtarëve të Volfsburg nuk ka pësuar një rritje kaq të madhe.

Djaloshi nga Prizreni është ende i pavendosur për zgjedhjen në arenën ndërkombëtare. Kontaktet nga përfaqësueses të Federatave të Shqipërisë dhe Kosovës nuk kanë munguar, por 21-vjeçari e ka shprehur hapur se për momentin po pret për një ftesë nga kombëtarja gjermane.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.