Sërish disfatë, Magani në fije të perit

0

Trepça ’89 e Gugash Maganit e ka nisur shumë keq kampionatin, sepse edhe sot është mundur, 1-0 në Gjilan, për javën e tretë të Superligës së Kosovës.

Barazimi ndaj Feronikelit në debutim krijoi shpresa të mëdha, por më pas erdhi humbja shtëpiake ndaj Prishtinës dhe sot humbja e dytë rresht.

Skuadra e drejtuar nga Sadat Pajaziti shënoi me Sezar në minutën e 32-të dhe pati edhe fatin me vete, sepse portieri Kaçiu i priti një penallti Mirçevskit të Trepçës ’89.

Është shumë herët, por në Kosovë nuk durojnë shumë dhe mund të thuhet pa frikë se Magani rrezikon shkarkimin.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.