Sampaoli kundër të gjithëve, nuk ka ndërmend të largohet

Nëse do të vendosin mediat dhe tifozët, Horge Sampaoli do të ishte larguar me kohë nga drejtimi i Argjentinës dhe mundësisht nuk do shkelte më në Argjentinë. E fishkëllyen në dy ndeshje të Botërorit, nuk e duan me as drejtuesit e Federatës, ka humbur me kohë kontrollin e skuadrës, por Sampaoli nuk largohet.

Arsyeja e hënë e thjeshtë, ka një kontratë milionere deri në vitin 2022, firmosur vitin e shkuar, dhe federata argjentinase duhet të paguajë për ta prishur. Nuk bëhet fjalë për momentin, edhe pse të gjithë e shohin qartë që Sampaoli nuk ka më as lojtarët në mbështetje.

Trajneri i Celestes ka ende kontratën, por edhe paktin që bëri vjet me drejtuesit: projekt afatgjatë, rinovim gradual të skuadrës, bashkëpunim me ekipet e moshave ore te ndërtuar një ekip të fortë për Kupën e Botës 2022.

Natyrisht, gjithçka u planifikua duke mos e llogaritur që Botërori rus do shkonte kaq keq. Sampaoli humbi edhe kontrollin e ekipit, aq sa senatorët morën përsipër edhe ndërtimin e formacionit. Nëse qëndron, Sampaoli ka ndër mend të rindërtojë gjithçka, duke besuar tek të rinjtë si Dibala, Paredes, Lo Celso, Pavon, Lautaro Martinez e Ikardi, emra që nuk u besoi dot për shkak se grupi i veteranëve ishte tepër i fortë. Sampaoli nuk dorëhiqet, kjo është e sigurt, tani topin e ka federata argjentinase.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *