Sahiti realizon sërish, Shqipëria “hipotekon” fitoren ndaj Bjellorusisë

Alban Bushi ka bërë shumë ndryshime në krahasim me pak ditë më parë dhe sot kundër Bjellorusisë Shqipëria U-21 tenton autokritikën. Disa emra të njohur, disa me pak eksperiencë ndërkombëtare, por rezultati nuk është prioritet.

Bjellorusia shënoi e para, pas gjysmë ore lojë, si dhe pati raste të tjera, por në fundin e pjesës së parë Shefiti u tregua i shkathët dhe brenda zone shfrytëzoi një top të larguar keq nga mbrojtjja, duke barazuar.

Në pjesën e dytë trajneri Bushi bëri disa ndërrime për të ndryshuar lojën dhe gjërat u përmirësuan. Një nga lojtarët e sapofutur, Sahiti, gjeti golin e dytë pas një ore lojë.

Sahiti “hipotekon” fitoren pkr Shqipërinë duke relaizuar një gol fantastik, nga jashtë zone. Goditja e tij me të djathtën nga jashtë zone preku shtyllën dhe përfunodi në fundin e rrjetës.

SHQIPËRIA U-21 – BJELLORUSI U-21    3-2

Shënues: Shefiti 45’+2, Sahiti 63′ , 80’/ Fiadosau 30′, Antileuski 89′

Shqipëria: Kastrati, Nuriu (Hysenaj 56′), Bushaj (Cake 46′), Tafa, Toli, Shabani (Gjoshi 83′), Seferi (Lajthia 74′), Çinari (Deliu 69′), Sherifi, Spahiu (Sahiti 46′), Krymi. Trajner: A. Bushi. Të gatshëm: Dajsinani, Ndreu, Rashiti, Sahiti, Kolaj, Bella, Mihani.

Bjellorusia: Pauliuchenka, Leshka, Chyzh (Stsiapanau 79′), Piachenin (Yuzepchuk 60′), Jyhera (Antileuski 75′), Bakhar (Ebonhnhome 60′), Liavitski (Shybun 60′), Fiadosau (Klimovich 75′), Shvetsou, Lukashevich, Butarevich. Trajner: K. Piachenin. Të gatshëm : Plotnikau, Ivanou, Khvalko.

Gjyqtarë: E. Hamiti, R. Çokaj, N. Rrapaj, O. Ferataj.

Kartonë të verdhë: Çinari 63’/Jyhera20′, Liavitsmi 45′, Chyzh 62′, Shybun 65′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *