Sadiku zgjohet, dygolësh pas një muaji “thatë”

0

Në kampionat ka ngecur te dy golat, shënuar në korrik e gusht, por duket se në kupë Armando Sadikut i ecën më shumë, ndoshta ndikuar edhe nga niveli i ulët i kundërshtarëve. Pasi shënoi dy gola në gusht e shtator në fitore ndaj rivalëve inferiorë, sot Sadiku ka shënuar dy gola në fitoren 3-1 që Legia arriti në fushën e Bitovias modeste, skuadër e divizionit të dytë, ku lufton për mbijetesë (sot ikën edhe dritat rreth 15 minuta).

Sadiku e nisi nga minuta e parë dhe që në minutën e dytë gjeti golin, ndërsa në minutën e parafundit të ndeshjes shtoi edhe golin e dytë personal, i treti i ndeshjes për Legian. Suksesi garanton para kohe kualifikimin për në gjysmëfinalet e kupës, sepse më 29 nëntor nuk pritet ndonjë përmbysje në Varshavë.

Shtatë gola në 18 ndeshje këtë sezon për Sadikun, një mesatare jo e keqe në teori, por fakti që 4 gola janë shënuar kundër ekipeve modeste në kupë dhe sidomos ecuria e dobët e Legias e errësojnë rendimentin e Sadikut, i cili është nën presion të madh.

Gjithsesi, këta dy gola mund të jenë një pikë kthese për sulmuesin e kombëtares sonë, i cili në muajt e fundit ka mbajtur i vetëm peshën e sulmit të kombëtares.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image