Ronaldo superstar, Spanja tokë e ndaluar për PSG-në

0

Kthehet Reali, ai i vërteti, ai që prej vitesh e shohim të dominojë Europën. Sot Los Blancos reaguan fuqishëm, duke përmbysur dhe duke fituar 3-1 kundër PSG-së, rivalit që kërkon ta rrëzojë nga froni, duke paguar miliona e miliona euro për çdo futbollist që i pëlqen.

Megjithatë, kampionët meritojnë respekt dhe e kanë marrë me dhunë, sepse pas golit të fillimit nga Rabio u duk se sezoni i zi i Realit do të vazhdonte, por pastaj u zgjua Ronaldo.

Bisha portugeze shënoi 2 gola, bëhet i pari futbollist që kap 100 golat në Champions League me të njëjtin klub, ndërsa Marselo shtoi edhe një gol që shton shanset e kualifikimit. Polemika për penalltinë që i dha barazimin Realit, sepse realisht Kros u duk sikur e kërkoi 11-metërshin, kur u rrëzua në zonë, por ndoshta këto probleme do të zgjidhen vetëm kur të futet VAR në kupat e Europës.

Më 6 mars, në Paris, do të jetë sërish betejë, por kampionët u rikthyen.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.