Ronaldo: Rezultat i tmerrshëm, por Tite duhet të qëndrojë

Brazili është eliminuar që në çerekfinalet e Kupës së Botës, duke u mundur nga Belgjika, një dështim kolosal për kombëtaren që shihej si favorite e madhe pas eliminimit të emrave si Gjermania e Spanja.

Megjithatë, legjenda braziliane Ronaldo mendon se trajneri Tite duhet të qëndrojë në drejtim, edhe pse rezultati në Rusi ishte dëshpërues.

“Është një moment delikat për Seleçaon, si politikisht, ashtu edhe teknikisht”, tha Fenomeni për Globo TV në Brazil.

“U mundëm në gjysmëfinale në Brazil, ndërsa tani dalim që në çerekfinale, edhe pse pa u turpëruar. Presim shumë më tepër nga Seleçao, gjithnjë më shumë.

“Është koha të bëjmë një planifikim, sepse rezultati është i tmerrshëm, edhe pse nuk luajtëm keq. Rezultati është shumë i keq për kombëtaren.

“Besoj se Tite duhet të qëndrojë. Ai është një person i jashtëzakonshëm dhe po bën një punë fenomenale, por duhet të vazhdojë punën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *