Ronaldo i kthehet futbollit, po blen klub në Spanjë

Ronaldo Fenomeni është gati të kthehet në futboll, por natyrisht jo si futbollist. Braziliani i famshëm është në negociata për blerjen e Vajadolidit, klub i Segunda Division në Spanjë.

Bëhet fjalë për një operacion rreth 30 milionë euro, raporton O Globo.

Ronaldo e kishte deklaruar që në janar se kishte në plan të blinte një klub të divizionit të dytë në Angli ose Spanjë, ndërsa tani është pranë realizimit të projektit të tij.

Vajadolidi është klub me emër në Spanjë, qw po lufton edhe këtë sezon për t’u kthyer në Primera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *