Ronaldinho i ri fshihet në Londër, sulmuesi 19 vjeçar mahnit me 398 xhonglime në ecje

Për lojtarët e rinjë në gjatë fazës së akademisë freestyle është një nga momentet që shijojnë më së shumti. Të prirur për rë rënën në sy, shumica e lojtarëvë më parë mësojnë si të xhonglojnë sesa teknika e tjera organizuese të lojës. Megjithatë ka dhe raste që habisin si me performancën e tyre në fushë, e si me përkëdheljet e topit në ajër.

Rasti më i fundit na vjen nga Londra, aty ku 19 vjeçari Hudson-Odoi, mahniti shokët e tij dhe opinionin publik. Si pjesë e skuadrss së Chelsea, sulmesi vendosi të arrijë një rekord personal. Jo pak por plotë 398 xhonglime ka arritur të realizoi 19 vjeçari, madje duke përshkuar një distancë rrugë si dhe nën shqetësimin e mikut të tij të ngushtë. Një shfaqje që të kujton magjinë e dikurshme të Ronaldinhios.

Për sulmesin e ri nuk kanë munguar as lëvdatat nga ish-lojtarë të Chelsea apo edhe vet trajneri Lampard.  “Herën e parë kur erdhi të stërviste me ne e dija se ishte ndryshe, dëshira dhe ritmi i tij ishin diçka ndryshe për moshën e tij. Ai ka një rrugë të gjatë për të bërë. Me kohën dhe qëndrimin e mirë, ai mund të bëhet një lojtar i frikshëm ”- deklaronte Cesc Fabregas para pak kohësh.

Edhe për Lampard, 19 vjeçari ka cilësi për tu vlerësuar. Aq sa nga momenti i parë i punës dhe këmbnguljes së lojtarit, trajneri ka mbetur i surprizuar./Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *