Rikthimi i Enrique/ Presidenti i Federatës: Askush të mos ndihet i tradhëtuar, Moreno nuk donte të ishte pengesë

0

Spanja arriti të priste një biletë për në Euro 2020, ndërsa kualifikueset për këtë kompeticion i mbylli me një fitore të thellë 5-0 ndaj Rumanisë. Por po ditën e djeshme, në brendësi të Kombëtares spanjolle kanë ndodhur zhvillime të rëndësishme sa i përket stolit. Kështu Robert Moreno, ka vendosur të heqë dotë nga posti i trajnerit për t’i lënë sërish rrugën e hapur Luis Enrique-s, që u shkëput nga ky post për shkak të tragjedisë familjare që i ndodhi. Ish- trajneri i Barcelonës e dëshironte rikthimin dhe Moreno ka vendosur t’ia plotësojë dëshirën, duke mbajtur edhe fjalën e dhënë pak muaj më parë.

Vetë presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës e ka konfirmuar se ka qenë pikërisht Moreno që u dha lajmin me anë të një mesazhi ku shprehej se dorëhiqej për të mos u bërë pengesë për rikthimin e Luis Enruiqe-s, madje ka qenë po ai që i ka përcjellë federatës edhe lajmin se ky i fundit dëshironte të vinte edhe njëherë në krye të pankinës spanjolle. Më tej ka shtuar se askush nuk ka pse të ndihet i tradhëtuar dhe se e kupton pse Moreno dërgoi avokatët e tij për të zgjidhur kontratën.

“Ishte Moreno që na transmetoi dëshirën e Luis Enrique-s për të qenë sërish trajner. Plani ynë ishte që ta studionim gjithçka me qetësi pas kualifikueseve. Por dje Robert na tha se dëshironte të largohej. Ai na dërgoi mesazhin në të cilin shkruhej konkretisht: ‘Dua të pranoj largimin tim dhe të mos jem pengesë për rikthimin e Luis Enrique-s’. Më pas kam telefonuar Enrique-n për ta pyetur nëse kishte dëshirë të rikthehej dhe ai tha po. Madje na falenderoj që e mbajtëm fjalën tonë.

Ne jemi të lumtur me punën e Morenos dhe e falenderojmë, por lideri i projektit është Luis Erique. Është një projekt që nisi me kualifikueset dhe do përfundojë me Botërorin e 2022-shit. Ne kemi një detyrë morale për t’i dhënë mundësinë Enrique-s që të tregojë sa trajner i mirë është. Askush nuk ka pse të ndihet I tradhëtuar, pasi ne e bëmë të qartë që nëse Luis do të donte të kthehej dyert e Kombëtares do të ishn të hapura për të. Do të doja të kisha folur me Morenon sot, por e kuptoj faktin që ai dërgoi përfaqësuesit e tij ligjor”, ka thënë presidenti i Federatës së Spanjës, Luis Rubiales./Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.