Provokimet e Uandas, Ikardi bardhezi tërbon tifozët e Interit

A do të qëndrojë Mauro Ikardi tek Interi? Do të shohim deri në fund të verës, por e sigurt është që do shohim spektakël, sepse bashkëshortja e sulmuesit të Interit po bën gjithçka për të trazuar tifozët dhe klubin.

Uanda Nara është edhe agjente e kapitenit të Interit dhe çdo verë kërkon rinovim me rritje page për burrin e vet, i cili nuk shprehet kurrë personalisht.

Kohët e  fundit Uanda e ka tepruar, sepse çdo javë provokon dhe së fundi ka postuar në Instagram foto që nuk kanë nevojë për koment.

Fillimisht një zebër, ndërsa më pas një foto personale, por e veshur me fustan me vija bardhezi. Lidhja me Juventusin është vetëm në mendjen e tifozëve?

Natyrisht, sulmet dhe ofendimet nga tifozët sa vijnë e shtohen, por ndoshta ky është synimi i Uandas, që kërkon një kontratë faraoni për Ikardin, por edhe klub ku mund të fitojë tituj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *