Projekti Bylis, talente dhe Superiore

Erjon Saliu

Ballshiotët kanë një projekt ambicioz, madje duket se do t’ia nisin nga e para për sezonin e ardhshëm. Presidenca ka menduar që të ketë një organizim ndryshe, madje, duke larguar të gjithë futbollist titullarë të sezonit të shkuar, të cilët nuk e realizuar dot objektivin madhor që ishte Superiorja. Ndonëse u investuan shumë, aq sa edhe ekipet që synonin Europën në Superiore, ballshiotët nuk ja dolën dhe duket se fajin kryesor në këtë dështim e kanë lojtarët, të cilët sipas drejtuesve rezultuan mercenarë dhe që të ecnin në fushë! Ndonëse në përbërje kishte kualitete si: Rizvani, Dosti, Mitraj, Raboshta, Nako e Prifti, mallakastriotët e mbyllën garën në vend të dytë.

PROJEKTI –  Ashtu siç edhe theksoi pas ndeshjes me Lushnjën, presidenti i Bylisit Agron Kapllanaj, se do të ketë një revolucion në ekip, kështu ka filluar të ndodhë. Bylisi duket se do të afrojë talente, shqiptarë dhe të huaj, madje do të nisë një organzim ndryshe dhe model për një skuadër shqiptare. Me lojtarë të cilët kanë dëshirë, por edhe do të përdoret marketingu, duke shitur futbollistë jashtë vendit, duke qenë se klubi ka lidhje me menaxherë të skuadrave të njohura në Europë. “Grepat” janë hedhur, brenda dhe jashtë vendit, për lojtarë të moshave 18-22-23 vjeçarë.

LOJTARËT – Dramolli, Ntepe e Çukuka, janë tre të parët, por jo vetëm këta. Mallakastriotët Nertil Hoxhaj, Arvid Bregasi, Kleo dhe Plarent Fejzaj, Oriest Sinaj, Mehmeti, Kodheli e ndonjë tjetër pritet që të kenë prioritet sezonin e ardhshëm. Por, do të rikthehen edhe të huazuarit, Buzi, Dhrami e Hysko, të cilët tashmë kanë më shumë eksperiencë. Natyrisht, me një organizator mjaft kualitativ si Kolgegaj, mallakastriotët thuajse e kanë gati skuadrën. Por, një futbollist që rikthehet edhe është Niko Zisi, që spikati te Elbasani dhe ka pasur dy oferta nga Superiorja deri më tani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *