Besa, ftesë “ish”-ëve, synon Krasniqin e Mihanin!

1

Fatmir Efica

Ndonëse është shpejt të flasësh se cila do të jetë fytyra e re e Besës së sezonit të ri 2017-2018, disa lëvizje nënkuptojnë gjëra të mira që po “gatuhen”. Nisur fillimisht nga ndryshimet e rëndësishme që u bënë në pankinë me dyshen e trajnerëve Ilir Duro e Shkëlzen Ypi, dy kavajas “24 karatësh”, dhe bashkë me ta është votëbesuar në stafin teknik edhe specialisti i përkushtuar në rolin e trajnerit të portierëve Taulant Guma, tregon se niveli i parë i punës për të ndryshuar shumëçka te Besa ka nisur tashmë dhe është një proces i pandalshëm.

RIKTHIMET – Stafi teknik edhe nëpërmjet takimeve, po edhe publikisht u drejtohet me një ftesë të sinqertë gjithë “ish”-ve, futbollistëve kavajas që kanë luajtur sezonin e fundit në skuadrat e tjera të kategorisë superiore dhe të parë e madje deri në të dytën, të kontaktojnë që të kthehen. Pse jo, edhe të shndërrohen në një prioritet për t’u integruar më së miri bashkë me pjesën aktuale të lojtarëve kavajas. Konkretisht për Gëzim Krasniqi nga Partizani, Erand Hoxha nga Teuta, Regi Lushkja, Alked Çelhaka e Alush Kanapari nga Laci, Ervis Kaja nga Korabi. Rasti më i mirë se si u janë hapur dyert lojtarëve vendas te Besa e tyre, është ardhja në janarin e 2017-ës e mesfushorit Denis Biba nga Laçi, si dhe qendërmbrojtësit Besmir Kullolli nga Tomori i Beratit, futbollistë këta që janë bërë bërthama e formacionit verdhezi.          

LARGIMET – Tashmë janë të qarta si drita e diellit. Bëhet fjalë për atë kontigjent lojtarësh jabanxhinj nga Durrësi apo dhe qytetet të tjera, apo dhe të huaj, që për shumë e shumë arsye të njohura e të panjohura, nuk do të jenë më pjesë e Besës së re të sezonit të ardhshëm.

TË TJERË – Janë edhe disa lojtarë kavajas që janë aktivizuar në kategorinë e parë sezonin e fundit si: Mirel Duka te Erzeni, Blerim Krasniqi te Apolonia, Meglid Migani te Tomori, apo portieri Mario Dajsinani te Partizani “B” dhe U-19, Franc Xhihani te Luzi 2008, etj. që e dinë se çfarë respekti do të gjejnë te skuadra “mëmë” në rast se do të rikthehen.

You might also like
1 Comment
  1. Gert says

    Keshtu ka lezet

Leave A Reply

Your email address will not be published.