Prishtina konfirmon: Po, duam Mazrekajn

Eliminimi pa asnjë rezistencë në Europa League i ka dhënë të kuptojë Prishtinës se duhet një përmirësim i gjithanshëm për të luftuar për titull në Kosovë dhe më pas për të qenë dinjitoze në kupat e Europës.

Klubi nga kryeqyteti i Kosovës tashmë kërkon të kthejë në Kosovë Mazrekajn dhe lajmin e konfirmon për Supersportin nënkryetari i bardhekaltërve, Afrim Muqiqi, i cili ka deklaruar se te Prishtina dyert janë të hapura jo vetëm për Mazrekajn por për të gjithë ish-futbollistët e Prishtinës. Muqiqi ka shtuar se marrëdhëniet shumë të mira me Partizanin e Tiranës mund të ndikojnë që mesfushori të rikthehet në skuadrën ku bëri emër.

Mazrekaj ka cilësi të jashtëzakonshme si futbollist, por gjatë viteve të fundit ka pasur probleme fizike dhe nuk ka qenë gjithnjë titullar te Partizani pikërisht për këtë arsye.

Te Partizani prej vitit 2013, 28-vjeçari ka luajtur 102 ndeshje me fanellën e kuqe, duke shënuar 13 gola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *