Plas te Juventusi/ Zbulohen prapaskenat në Itali, Ronaldo u grind me trajnerin përpara finales

Nga Klaudio Ndreca

Humbja e fundit e Juventusit në finalen e Kupës së Italisë ndaj Napolit ka sjellë shumë polemika dhe diskutime. Kristiano Ronaldo ishte tërësisht jashtë pritshmërive të tifozëve, ndërsa në asnjë moment nuk arriti që të bënte diferencën në fushë.

Por çfarë ndodhi me Juventusin? “Top Calcio 24” ka zbuluar se përpara finales ka pasur një grindje në dhomat e zhveshjes mes Sarit dhe Ronaldos. Ende nuk është zbuluar arsyeja e konfliktit, por zëri është ngritur më tepër nga çfarë duhet duke ndikuar edhe te skuadra.

Kjo në fakt nuk është hera e parë që sulmuesi portugez ka probleme me trajnerin. Konfliktet mes tyre nisën që kur Sarri guxoi që ta nxirrte jashtë në dy takime, me Kristiano Ronaldon që nuk e përtyp dot një vendim të tillë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *