E bujshme/ Zbulohet kontrata dhe ekipi i ri, Sherif Kallaku do të luajë në Poloni dhe largohet nga Teuta

Teuta duhet të bëjë planet në sezonin e ardhshëm pa fantazistin e saj, Sherif Kallakun. “Truri” i mesfushës së durrsakëve që shpeshherë ka prodhuar edhe perla për Superioren, duke i dhënë një tjetër kalibër futbollit shqiptar.

Shumë ekipe që kanë në objektivin e tyre titullin kampion e kanë kërkuar këtë lojtar, por përgjigja ka qenë gjithmonë refuzuese. Duke ditur më së miri aftësitë e tij, Kallaku kishte vendosur që të mos luante për asnjë tjetër ekip në Shqipëri përveç Teutës, duke pritur largimin jashtë vendit tonë.

Në emisionin “Pressing” ishte moderatori Gerti Çarçani që ka zbuluar edhe ekipin e ri. Sherif Kallaku do të vazhdojë karrierën tek Slask në Poloni në sezonin e ardhshëm dhe ka firmosur një kontratë prej dy vitesh, ndërsa pritet zyrtarizimi në ditët në vazhdim. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online