Plaku ikën nga Skënderbeu, zyrtarizohet te Kamza

0

Merr fund çështja e Sebino Plakut. Sulmuesi nuk do të jetë më pjesë e korçarëve, pasi dje është larguar nga qyteti juglindor dhe ka zgjidhur gjithçka me drejtuesit e Skënderbeut. Raporti jo i mirë me trajnerin Ilir Daja ka ndikuar në këtë mes dhe nga dje 32-vjeçari nuk është më pjesë e skuadrës juglindore. Edhe pse në limitet e merkatos, palët janë ndarë me mirëkuptim dhe kryeqytetasi largohet duke falënderuar presidentit Ardjan Takaj për bashkëpunimin.

“Sport Ekspres” mësoi ditën e djeshme Plaku ka mbyllur gjithçka me Kamzën dhe sot është konfirmuar kjo lëvizje, sepse sulmuesi ka dalë në stërvitje me kamzalinjtë. Pas Stefan Raçiçit, një tjetër afrim i madh në repartin e avancuar, me Kamzën që tashmë kompleton skuadrën për sezonin e ri dhe ka ndërtuar një ekip shumë interesant, ndaj i duhet vetëm pak kohë e durim.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.