“Për mua është një grip”, ish-portieri i Juventusit kundra rrymës: Kthehemi të luajmë me tifozë

Jeta si ne e njohim u ndal për dy muaj prej pandemisë Covid-19, duke krijuar një situatë tërësisht të pazakontë për të gjithë. Fuqia goditëse e virusit vdekjeprurës po zbehet së fundi dhe vendet po i rikthehen ngadalë normalitetit të ri. Shifrat e pasqyruara në media për viktimat dhe të infektuarait nga Koronavirusi kaqë qenë të lartë, por ka edhe nga ata që janë të mendimit se kemi të bëjmë thjesht me një grip. Në këtë linjë është ish-portieri i Juventusit, Stefano Tacconi, i cili shprehet për “Radio Sportiva” se dëshiron rikthimin e futbollit, madje edhe me tifozë në stadium.

“Për mua Koronavirusi është një grip. Kur na thonë në një konferencë më thonë se kanë qenë mijëra të vdekur, duhet të na thonë edhe se cilët kanë ndërruar jetë nga Koronavirusi. Nuk mund të përfshihen të gjithë në të njëjtën kategori. Un jam për t’u rikthyer të luajmë, edhe me tifozë”, ka thënë Tacconi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *