Pasuesi i Panuçit, menaxheri Cenolli “trazon ujërat” nga… Instagrami

0

Kristian Panuçi u shkarkua pas humbjes me Turqinë dhe FSHF tani duhet të gjejë një tjetër trajner për të drejtuar kombëtaren. Vetë presidenti Duka ka deklaruar se do të vendosë pas ndeshjes me Andorrën dhe në qershor trajneri i ri do ketë mundësinë ta shohë skuadrën në grumbullim.

Emra të ndryshëm po lakohen si kandidatë për të pasuar Panuçin dhe në skenë ka dalë sërish Valter Zenga. Italiani edhe në të shkuarën ka qenë një kandidat. Së fundmi është menaxheri i tij, Mario Cenolli, ai që me një postim në Instagram përçon një mesazh të koduar.

Zenga së fundmi ka drejtuar Venecian në Serie B, duke pasur nën urdhra sulmuesi Xhakomo Vrioni i cili nën urdhrat e tij mori goxha minuta.  Në të shkuarën tekniku italian ka drejtuar Katanian, Palermon, Sampdorian dhe Krotonen në Itali. Gjithashtu ai ka qenë në krye të Ulvërhempton në Angli, si dhe ka punuar me skuadra si Al Nasr, Al Jazira dhe Al Shab.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.