PAOK i dërgon mesazh drejtuesëve të AEL, nuk duhet ta përdorin më Ergys Kaçen në fushë

Nga Klaudio Ndreca

Ergys Kaçe nuk është duke luajtur më tek AEL dhe kjo jo për ndonjë arsye dëmtimi. Nëse duam të shohim herën e fundit kur mesfushori shqiptar ka qenë në fushën e lojës, atëherë i kthehemi 8 shkurtit. Pikërisht në atë përballje kundër Lamias e përfunduar pa gola, ndërsa gjithë ndeshjet e tjera do ta gjenin mes stolit ose edhe jashtë grumbullimit.

AEL është duke luajtur për fazën e “Play-Out” në Greqi por me vendin ku gjendet, nuk rrezikon asgjë për të rënë nga kategoria. Kjo e shtyn për t’i dhënë më tepër hapësira lojtarëve të saj, pasi dihet që Ergys Kaçe është dërguar si huazim nga PAOK. Por mediat greke hedhin edhe një tezë tjetër ku thuhet se përplasjet mes drejtuesve të këtyre  ekipeve ka sjellë edhe këtë gjendje. PAOK i ka dërguar mesazh AEL që të mos e përdorë më Ergys Kaçen, duke ditur rëndësinë e madhe që ka pasur më herët ky lojtar te ekipi nga Larisa. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *